WhatsApp ka njoftuar se nuk do të fuksionojë më në të gjitha smartphonet Windows, pas 6 muajsh. Një zëdhënës në një postim në blog ka thënë se, aplikacioni i mesazheve nuk do të punojë më në celularë të mundësuar nga softueri i Microsoft në dhjetor 2019,
Ai gjithashtu paralajmëroi se disa tipare të WhatsApp mund të mos punonin në “çdo kohë” në këto pajisje, të cilat Microsoft i ndërpreu në vitin 2017. “Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 dhjetorit 2019. Për shkak se ne nuk jemi më aktiv në këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë funksionimin në çdo kohë”, ka shtuar ai.
Deklarata ndjek vendimin e Microsoft për t’i dhënë fund mbështetjes për softuer nga dhjetori i të njëjtit vit, duke i këshilluar njerëzit të blejnë pajisjet iOS ose Android. WhatsApp gjithashtu njoftoi se deri në vitin 2020 gjithashtu do të tërheqin mbështetjen në versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër, ose iOS 7 dhe më të vjetër.