INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftimi i NASA-s, zbulohen 219 planetë të tjerë

Njoftimi i NASA-s, zbulohen 219 planetë të tjerë

Publikuar më: 07:59 20-06-2017

NASA njoftoi zbulimin e 219 planetëve të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tone diellor, 10 prej të cilëve me përmasat e Tokës dhe të pozicionuar në zonën e banueshme, domethënë në distancën e duhur nga ylli mëmë për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe.

Me të dhënat e reja të grumbulluara nga teleskopi hapsinor “Kepler”, numri i “botëve të mundshme aliene” shkon në 4034, ku 2335 janë konfirmuar si planetë e mbi 30 janë të mëdhenj sa Toka.

Sipas Suasan Thomson, shkencëtare e NASA-s, katalogu përfaqëson pikën e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë; Sa janë planetët e ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë? Gjithashtu falë të dhënave të grumbulluara nga “Kepler” është bërë e mundur matja e sakte e mijëra planetëve duke zbuluar dy tipologji kryesore mes atyre më të vegjëlve; ata me përberje shkëmbore me madhësinë e Tokës, e ata që përbehen nga gazi me përmasa më të vogla se Neptuni.

Zbulimi i këtyre dy tipologjive është i rëndësishëm për kërkimet në gjetjen e formave të jetës, pasi tregon se gati gjysma e planetëve të njohur të galaksisë nuk kanë sipërfaqe, ose e fshehin atë pas një atmosfere shkatërruese, domethënë jo të përshtatshme për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826