Tayna është padyshim një nga reperet më të suksesshme në tregun muzikor.
Fama, koncertet dhe suksesi ushtrojnë një trysni të madhe tek çdo artisti dhe sigurisht që sjellin lodhje.
Pavarësisht se ditën e sotme, Tayna njoftoi se diçka e re po vjen për fansat dhe sipas burimeve të “Prive.al” do të jetë një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, në storyn më tej këngëtarja e ka të pamundur ta mohojë se ndidhet mjaft e lodhur.
“Punoj shumë çdo ditë dhe shumicën e kohës ndihem shumë e lodhur, por dashuria juaj është ajo që më shtyn përpara. Faleminderit shumë që ma mbushni zemrën me dashuri dhe më jepni motiv e forcë. Ju dua. Gjithnjë do të sigurohem të sjell këngë sa më të mira që të kërceni e të ndiheni mirë me to", shkruan Tayna.