INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Njoha një zonjë ‘Histori’!' Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, Rezarta Shkurta i dedikon fjalët më të ndjera [VIDEO]

'Njoha një zonjë ‘Histori’!' Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, Rezarta Shkurta i dedikon fjalët më të ndjera [VIDEO]

Publikuar më: 19:32 26-02-2020

Këtë të mërkurë u nda nga jeta Nexhmije Hoxha, e veja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha në moshën 99-vjeçare. Në një moment delikat si ky, këngëtarja Rezarta Shkurta zgjodhi t’i dedikojë fjalët më të ndjera, duke treguar dhe vlerësimin e saj për të.

“Pata fatin të njoh një zonjë ‘Histori’. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqia dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund. Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhën ishte përpikmëria. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin, vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj. Për mua asokohe, por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikmëri të organizonte jetën e saj. Më pas pata fatin të isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonjë 99-vjeçare, pasi më kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korrigjonte në mënyrë më të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonjë kish bërë histori. Një nga planet e saj ishte të realizonte librin e saj të fundit ‘Përjetime dhe meditime në jetën politike’, e më pas e qeshur thoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonjë e mahnitshme, e zbatoi planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E fortë, e kthjellët, me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. Të prehesh në paqe nëna Mija”, ka shkruar Shkurta në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur momentet më të ëmbla të vajzës së saj, Hera me gjyshen Nexhmije.

 

View this post on Instagram

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Article Logic
Execution time: 0.0044689178466797