INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njohja e Kosovës përplas zyrtarët më të lartë të Serbisë [VIDEO]

Njohja e Kosovës përplas zyrtarët më të lartë të Serbisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 17-11-2017

Çështja e integrimit të Serbisë në BE dhe njohja e Kosovës kanë përplasur zyrtarët më të lartë të Serbisë. Presidenti Aleksandër Vuçiç pohoi se problemi i madh i Serbisë qëndronte në faktin se vendi nuk do jetë në gjendje të anëtarësohet nëse nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres për Integrim Evropian. Joksimoviç, deklaroi se Serbia nuk do të kushtëzohet me njohje të pavarësisë së Kosovës, për pranim në Bashkimin Evropian. “Natyrisht se mund të bëhemi anëtare e BE-së pa e pranuar Kosovën”, tha ministrja e integrimit duke shtuar se marrëveshja për normalizim nuk do ti detyrojë ata të pranojnë Kosovën e pavarur. Sipas ministres Jaksimoviç Serbia do të bëj disa lëshime, por me kusht që Prishtina ta realizoj detyrimin e vet themelor, që është Bashkësia e komunave serbe”.  Ajo ka theksuar se pret që deri në fund të vitit në negociatat me Bashkimin Evropian të hapen edhe tre kapituj të tjerë. Duket se çështja e njohjes së Kosovës po hap një front lufte brenda vet Serbisë. Zyrtarët e lartë po kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe publikisht për këtë çështje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721