Për tre muaj me rradhë, K. Allmuça ka nisur të ndjekë një vajzë që e kishte njohur në facebook dhe duke i kërkuar me insistim të takohej me të pa dëshirën e saj. Vajza pretendon se ai e ka kërcënuar me jetë nëse nuk lidhje me të dhe kjo është arsyeja, që e reja u detyrua të denoncojë Allmuçën. Gjatë gjykimit, i riu pranoi akuzën dhe shfaqi pendesë, por gjithësesi ai u dënua me 6 muaj burg.