INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njolla mbi rrobat tuaja gjatë një feste? Ja si t'i eliminoni ato në moment

Njolla mbi rrobat tuaja gjatë një feste? Ja si t'i eliminoni ato në moment

Publikuar më: 11:07 28-12-2016

Festat, le të themi, bëhen pak të rrëmujshme…

Sado të kujdesshëm të jeni tek darkoni me miqtë a familjarët tuaj apo jeni në një festë plot me njerëz, gjithnjë do të ndodhë incidenti i përhershëm…një njollë. Për të mos u shqetësuar dhe të vazhdoni të argëtoheni, ndiqni këto këshilla se si të eleminoni njollat më të vështira tek rrobat tuaja të kushtueshme.

Njollat e verës
Nëse ju ndodh t’iu derdhet pak verë ndërsa po darkoni jashtë dhe jeni ende në tavolinë, ju mund të merrni një pecetë dhe ta lagni atë me pak ujë të gazuar për ta kaluar mbi njollën e krijuar.
Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me kripën. E rëndësishme është që të mos e zgjeroni njollën. Një mënyrë e tretë është edhe lëngu i limonit. Në fakt, lëngu i tij duhet të përzihet edhe me pak sapun të lëngshëm. Vetëm pasi të keni aplikuar njërin prej këtyre ‘ilaçeve’ natyralë, ju mund ta lani veshjen tuaj të thahet.

Njollat e vajit
Pudra e bebes Kjo metodë duhet të aplikohet sapo njolla e vajit të jetë krijuar. Me një copë thithni pak sasinë e vajit në veshje dhe mbulojeni me pudër. Lëreni pak dhe më pas hiqeni me dorë. Përsëriteni disa herë këtë gjë dhe do shihni që njolla nuk do të jetë më. Gjithashtu edhe soda e bukës është tepër efikase.

Njollat nga çokollata.
Bëni një përzierje të vogël të të verdhës së vezës dhe glicerinës.
Vendoseni këtë masë të përftuar në vendin ku ndodhet njolla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, fërkojeni dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Çokollata ka gjasa të pastrohet edhe me detergjent për larje rrobash dhe me çorape najloni. Shumë detergjent dhe pak ujë, mos e lagni shumë leckën, merrni më shumë shkumë dhe me të pastrojeni divanin me shtypje paksa më të madhe.

Njollat e makeup-it
Grimi është shpikur për fytyrën. Për më tepër, për të mos qenë i dukshëm, por, sidomos në tekstile, ndonjëherë bëhet e pamundur për ta hequr... Nuk i dihet kurrë se si përfundojnë makiazhet tona mbi veshje. Për të qenë të sigurt se mund t’i heqësh, ja ku janë disa opsione:
Përdorni llak fiksues duke e spërkatur dhe menjëherë do të përthithet boja e pigmentit. Kur ta fusni rrobën në lavatriçe, njolla do të hiqet krejt lehtësisht.
Thitheni njollën me një copë me vodka ose raki, fshijeni dhe futeni rrobën në lavatriçe të nesërmen.

Article Logic
Execution time: 0.0026328563690186