INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njollë e zezë/ Spanjollja “Pousta”, Shqipëria shteti i parë i narko-trafikut në Europë [FOTO]

Njollë e zezë/ Spanjollja “Pousta”, Shqipëria shteti i parë i narko-trafikut në Europë [FOTO]

Publikuar më: 08:56 01-08-2019

Mediat spanjolle “Pousta” ka shkruar me nota negative për vendin tonë duke ju referuar trafikimit të drogës. Që në titullin: “Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë dhe të narko-trafikant në Europë”, kuptohet qartësisht se ne jemi ende një “njollë e zezë” në Europë. 

Në shkrim si fillim flitet për origjinën e emrit dhe përshkruhet edhe gjendja e rënduar ekonomike.
“Emri Shqipëri ndoshta nuk na jep një imazh perceptues për ndonjë qytet, monument apo histori me të cilën mund të themi, po, kam dëgjuar më parë për këtë vend. Arsyeja është se ky komb i vogël brenda Ballkanit është shqetësuar për mbijetesën më tepër siç kemi rastin me Kroacinë, Bosnjën apo Bjellorusinë. Ky vend i vogël ka qenë historikisht më i varfëri në Evropë nëse përjashtojmë territoret e Kosovës dhe Gjeorgjisë duke jetuar një diktaturë të përgjakshme komuniste përveç pasigurisë së përjetuar nga lufta gjatë viteve 1990", shkruan në artikullin e tij gazetari Paulo Guzman.

Më pas ndalet te vendndodhja gjeografike e Shqipërisë, të cilën e lidh dhe me klimën që favorizon kultivimin e drogës.
“Në pak vite, Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i marijuanës në kontinent falë klimës së saj malore, por zotërinjtë e drogës tani kanë nisur dhe tregtinë e lulekuqeve për të bërë heroinë në Afganistan, këtu hyjnë edhe lidhjet me politikanët. Më parë, pika e hyrjes për kokainë ishte Spanja, por shqiptarët kanë ruajtur bumin e biznesit, pasi konsumi i kësaj substance po rritet dhe në Berlin, Londër, Barcelonë dhe Moskë. Në Itali “kumbari” funksionon si mbret, në Shqipëri, veprojnë familjet. Është e pamundur të dëmtosh një fis, sepse do të ketë akoma një kushëri, vëlla, xhaxha ose djalë që do të vazhdojë,” shkruan “Pousta”.
Më tej gazetari Guzman flet dhe për emigrantët. Sipas tij ka gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në kryeqytetet e vendeve të pasura në Evropë dhe kjo lehtëson kontaktet me familje të ndryshme për të vazhduar në biznesin e paligjshëm të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Në fund të shkrimit flitet dhe për zgjedhjet e fundit: “Muajin e kaluar, në zgjedhje pati një abstenim historik prej 85%. Qytetarët dolën në rrugë për të refuzuar qeverinë e Edi Ramës, të cilin ata e fajësojnë për korrupsion dhe udhëheqje të klaneve familjare që i lejojnë rrugën drogës në Evropë. Kjo mund të jetë indicia e shpengimit për një popull që ka vuajtur mjaft për të përballuar një dekadë larg lirisë shoqërore që krimi i organizuar i ka mohuar".

possssssssokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934