Menduam se “problemi” ishte Miley, por mesa duket qenka familja e plotë.
Ndikuar ndoshta nga shembulli i se motrës, Noah Cyrus ka vendosur që ditëlindjen e 16-të ta festojë në një formë unike për një ditelindje që u kthye nga “Sweet 16” në “Freak 16”. Ndërkohë që të gjithë vajzat ëndërrojnë të shndërrohen në princesha, Noah është frymëzuar nga seriali “American Horror Story: Freak Show” për festën e saj të ditëlindjes. Të gjithë të ftuarit ishin veshur si personazhet e këtij seriali horror, me make up të realizuar nga një firmë goxha prestigjoze kozmetike (një dhuratë kjo nga Noah për miqtë e saj). Surpriza e natës ka qenë padyshim Miley Cyrus e cila këndoi për motrën e saj të vogël këngën “Happy Birthday”. Po ju a do e merrnit guximin të zgjidhnit një temë të tillë për ditëlindje?