INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nobel në Kimi shkon për tre shkencëtarë, ç’do të thotë ‘fuqia e evolucionit’

Nobel në Kimi shkon për tre shkencëtarë, ç’do të thotë ‘fuqia e evolucionit’

Publikuar më: 13:48 03-10-2018

E gjithë vëmendja gjatë këtij muaji është në Suedi ku çdo ditë Akademia e Shkencave publikon çmimet Nobel në fusha të ndryshme shkencore. Këtë të mërkurë u nda çmimi në fushën e kimisë. Fituesit janë 3 shkencëtarë dhe sërish mes tyre është një grua. 

Ata janë Frances H. Arnold, George P Smith dhe Gregory P Winter të cilët do të ndajnë me njëri-tjetrin çmimin prej 770 mijë paundë.

Çmimi sipas Akademisë së Shkencave është dhënë me motivacionin në “evoluimin e enzimave”.

“Fituesit e këtij viti në kimi janë frymëzuar nga fuqia e evolucionit dhe kanë përdorur të njëjtat parime - ndryshime gjenetik dhe përzgjedhje - për të zhvilluar proteina që zgjidhin problemet kimike të njerëzimit " u tha në deklaratën e Akademisë.

Frances H. Arnold punon si kimiste në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, ndërsa George P. Smith në Universitetin e Missourit SHBA dhe Gregory P Wintter, punon në Laboratorin e Biologjisë Molekulare në Kembrixh, Britani e Madhe.Frances ka bërë një punë të shkëlqyer në evoluimin e parë të enzimave, që janë proteina që shërbejnë si katalizatorë në reaksionet kimike.

Enzimat e prodhuara përmes evolucionit mund të përdoren për të prodhuar gjithçka, që nga biokarburantet e deri tek produktet farmaceutike.

Enzimat janë katalizatorë biologjikë, të cilët përshpejtojnë reagimet kimike në qelizat biologjike.

Puna e tyre i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë proceset brenda qelizave që ishin më parë të padukshme dhe ka çuar në një kuptim më të mirë të viruseve si virusi Zika.

Këtë vit, akademia nuk do të japë një çmim Nobel në Letërsi, për shkak të skandalit seksual që përfshiu Akademinë e Nobelit në pranverën e vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424