Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos ka fituar çmimin Nobel për Paqe. Ceremonia e dhënies së çmimin u bë në Oslo. Motivacioni se përse Santos fitoi çmimin lidhet me pëpjekjet e tij të shumta për t’i dhënë fund luftës civile, që zgjati për së paku 50 vjet.
Një tjetër arsye lidhet dhe me përpjekjet për marrëveshjen e paqes, të arritur me rebelët e FARC-it, marrëveshja e cila gjithsesi u refuzua nga kolumbianët, gjatë një referendumi të mbajtur javën e kaluar.