Pavarësisht se disa media suedeze kishin paralajmëruar se Ismail Kadare mund të fitonte çmimin Nobel në Letërsi, kjo gjë nuk ka ndodhur as sivjet.
Shkrimtari anglez Kazuo Ishiguro eshte fitues i cmimit “Nobel” në letërsi.
Vendimi u morr mesditen e sotme nga Akademia Suedeze.
Ishiguro mundi ne gare dy konkurrentet, shkrimtarin nga Kenia, Ngugi wa Thiong’o, dhe ai nga Japonia, Haruki Murakami, emrat e të cilëve për disa vjet me radhë përmenden si favoritë.
Nder kandidatet e tjerë, që listoheshin si fitues ishin shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atwood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo Krasznahorka nga Hungaria.