Historia e Nogës dhe Kristelës tashmë është kthyer në një telenovelë të vertetë dhe siç duket po merr përmasa më të mëdha. Menjëherë pas divorcit, vijuan deklaratat nga të dyja palët, deklarata të cilat nuk përkonin, Noga, i cili thotë se ish-bashkëshortja e tij ka abortuar vajzën e tyre në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka vendosur që gjithë inatin ndaj Kristelës ta tregojë në rrjetet sociale, ku sërish ka bërë një postim në Facebook duke akuzuar Kristelën e njerëzit e saj, dhe duke sqaruar se organet kompetente do të merren në këtë çështje.