Reperi i njohur është përfolur gjithmonë rreth “afrimeve” të tij me vajzat bukuroshe.
Edhe pak ditë më parë dolën thashethemet se pushimet në Venecia i kishte shijuar përkrah kick-bokseres shumë tërheqëse, Rashel Kolaneci. Por jo për shumë, pasi dita e re sjell një bukuroshe të re. Gazeta Express bën me dije se Noizy është parë në një nga lokalet e natës së Tiranës në shoqërinë e një vajze brune bukuroshe. Foto të të dyve bashkë kanë dalë edhe në rrjetet sociale, por identiteti i vajzës nuk bëhet e ditur. Ndoshta është thjesht një fanse, të cilat mesa duket Noizy di mirë t’i zgjedhë.