Nëse nuk e dinit akoma, mësojeni tani.
Noizy sapo është bërë dajë. Motra e tij, Anisa sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Prayla, gjë e ka bërë reperin të mos e përmbajë lumturinë. “Më në fund dajë”, shkruan ai në foton që sapo ka ndarë me fansat në Instagram. 30 vjeçari shfaqet me një tufë të madhe me trëndafila në dorë të cilat sigurisht janë të destinuara për motrën, kurse për mbesën…do të ketë shumë puthje dhe kolovitje të gjata në krahë. Një periudhë e ngjeshur me emocione të bukura kjo për reperin që vetëm mbrëmjen e kaluar publikoi këngën e radhës nga albumi i ri “ZinCity”. Urime Noizyt!