Ai është një nga reperat më të suksesshëm në vendin tonë dhe në repertorin e tij numëron disa këngë romantike. Por si i tillë, Noizy tregohet shpesh herë në jetën e përditshme, sidomos kohët e fundit pas lidhjes me Naomi Lareine. Ai ka postuar një foto në Instagram të fotoshopuar, ku shihet i ulur në karrige në studio, ndërsa mbi kokë ka të dizenjuar një qiell me yje, por ajo që shkruan është me të vërtetë romantike.
‘Për ty do ti mlidhja gjithë tingujt e kitares.’ Por s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi i menjëhershëm ishte komenti i Ermal Mamaqit.
‘Për mu vëlla?’-ka shkruar Ermali duke shkaktuar të qeshura të shumta mes ndjekësve të Noizy-t.