Ai e quan veten “reperi më i kërkuar në shqiptari” dhe si duket është vërtet i tillë. E themi këtë nisur nga numri i personave që mbushin clubet ku ai është i ftuar.
I tillë ishte edhe koncerti i fundit që pati në Tiranë me rastin e 8 marsit.
Sipas organizatorëve të koncertit, janë numëruar 1400 persona në lokalin e natës, ku ai performoi. Njw numër ky rekord për për të tilla koncerte, por duket se rekord atë natë ka shënuar edhe një tjetër ngjarje.
Efekti “Noizy” mbi fansat, ka çuar në urgjencë, në gjendje të fikëti 3 fanse të tij të flakta.
Vajzat kanë pritur që ta takojnë reperin e tyre të preferuar pas koncertit, por nuk kanë mundur. Si pasojë e kësaj, nuk i kanë përmbajtur dot emocionet dhe iu ka rënë të fikët.