INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy bën këtë postim, mami i Oriola Marashit ka diçka për t’i thënë: Një milioner që... [FOTO]

Noizy bën këtë postim, mami i Oriola Marashit ka diçka për t’i thënë: Një milioner që... [FOTO]

Publikuar më: 20:49 10-03-2018

Ata janë miq të mirë, por e ëma e Oriolës duhej t’ia shprehte këto fjalë Noizyt!

Noizy është një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe me rastin e festës së gruas, me 8 mars kishte rezervuar një surprizë të vërtetë, pikërisht një këngë kushtuar nënës së tij me titullin “Mbretëresha ime”.
Dhe për nënën e reperit, kjo ka qenë një surprizë e vërtetë dhe jashtëzakonisht emocionuese pasi u përlot teksa po dëgjonte këngën që i ka dedikuar djali i tij.

Me mbesën në krahë dhe e shoqëruar nga bashkëshorti, nëna e Noizy-t shpërtheu, ndërkohë që në vargjet e këngës, reperi i kërkon asaj falje për gabimet e bëra. Në një tjetër video të postuar në Instagram, Noizy u ka kërkuar ndjekësve të tij të shkruajnë strofën e tyre të preferuar nga “Mbretëresha ime” dhe një koment e ka lënë edhe e ëma e modeles Oriola Marashi, Xhoi Jakaj.

Strofa e preferuar e mamit të Oriolës është “na rrite mua e motrën me shumë sakrifica...” dhe nuk i ka kursyer fjalët e mira për Noizyn të cilit i thotë se është djalë me këmbë në tokë, një milioner që vazhdon i do prindërit, i respekton dhe kujton të shkuarën. Gjithashtu e uron dhe i thotë që është super këngë.

nizz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084