Prej ditësh ishte paralajmëruar koncerti që do të mbante Noizy në Tiranë, fundjavën e kaluar.
Sigurisht, si çdo herë tjetër, ai ka shkuar i shoqëruar “me 30 vetë”. Janë miqtë ata që e shoqërojnë gjithnjë 30 vjeçarin dhe njëri ndër to është edhe Varrosi i cili është bërë pjesë e një skene të filmuar nga vetë Noizy.
Në një moment që Varrosi ka qenë i fiksuar në celularin e tij, i ndodhur në zonën vip, është trembur keq nga njëri prej djemve të tjerë. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisin grushta dhe shkelma dhe të qeshura pa fund pasi kjo ishte në kuadrin e shakasë. Jemi të sigurtë që pas kësaj bëme qëndron vetë reperi, ndaj ai shkruan mbi video: ‘Varrosi duke u munduar t’u fshihet VIP-ave!.