Sonte, në orën 21:00, mbarë Shqiptaria do t’i ketë sytë të mbërthyer në ekran për ndeshjen Shqipëri-Francë.
Por për shumë prej tifozëve kaq nuk mjafton. Kështu, Noizy, Blerim Destani dhe Mc Kresha janë bërë bashkë në udhëtimin drejt Marsejës me dëshirën për të qenë sa më pranë Kombëtares dhe emocioneve live nga loja. Dhe nëse kemi fatin të fitojmë sot, bota do të mësojë se si festojnë shqiptarët.
Ndryshe nga tifozët rusë dhe anglezë që i kthyen rrugët e Francës në betejën e Waterlosë, ne do të kemi vetëm diçka për t’iu treguar, shumë dashuri dhe entuziazëm të pashoq që të rrëmben. Ndërkaq, pjesë e festimeve për Noizyn sot, do të jetë edhe publikimi i bashkëpunimit të radhës me Encën, në këngën “Bow down”. Ndaj rehatohuni mirë në kolltukun tuaj të preferuar, merrni pultin në dorë dhe nisni numërimin mbrapsht, pasi shumë emocione ju presin sonte.