Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Majk, Capital T, Lyrical Son, MC Kresha, Albani do të vijë nesër me një këngë në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Noizy. Si Albani, ashtu edhe Noizy kanë lajmëruar në profilet e tyre në Instagram, se nesër do të publikohet kjo këngë e re që me siguri do të jetë hiti i verës.
Si çdo bashkëpunim i Albanit me reperat, edhe kjo kënga do të flasë për vështirësitë e jetës, pasi Albani mundohet që të përcjellë një mesazh të fortë me tekstet e tij. Kjo këngë ende e papublikuar, ka marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili i ka shkruar në Instagram Noizy-t “E dua këtë këngë”.
Pas Erion Veliaj ka komentuar edhe partnerja e tij Ajola Xoxa, e cila ka thënë që “Të mirët e Shqipërisë janë bashkuar”.