Gara e tyre është bërë virale në rrjetet sociale.
Madje shumë prej fansave kanë nisur të vënë baste për Blerim Destanin dhe Noizyn. Aktori dhe reperi kanë nisur të frekuentojnë intensivisht palestrën për të parë më 31 maj se cili prej tyre ka arritur rezultatin më të mirë. Por si duket kjo sfidë ka nisur të tërheqë vëmendjen edhe të personazheve të tjerë. I fundit ishte Ledri i cili me anë të një videoje tregoi se e kishte marrë shumë seriozisht stërvitjen. Megjithatë, duket se secili prej tyre po mundohet kot sepse dikush tjetër e fitoi garën ende pa nisur. Bes Kallaku shfaqet në këtë foto të përpunuar, mashkull muskuloz i cili duket sikur ka dalë nga ndonjë ring wrestling-u.
Edhe pse vetëm online, aktori arriti ta kapë audiencën më shpejt se dy garuesit e vërtetë./intv.al/