Bashkëpunimi mes tyre është pritur prej kohësh nga fansat dhe më në fund po realizohet.
Noizy dhe Ledri kaluan nga një marrëdhënie armiqësore në atë bashkëpunuese dhe duke qenë se janë dy ndër reperat më të pëlqyer shqiptarë, edhe kënga që po sjellin pritet të jetë hit. Djemtë prej pak ditësh ndodhen në Gjermani dhe duket se arsyeja nuk është ndonjë koncert, por xhirimi i klipit. Ata janë atje bashkë me mikun e tyre, aktorin Blerim Destani i cili i duket do të jetë pjesë e klipit. Nga pamjet në natyrë me pamje vjeshte, duke ecur me biçikletë, Noizy mbrëmjen e kaluar e ka nxehur situatën duke postuar disa pamje të nxehta. Ai ndodhet në dhomë me dy femra, thuajse të zhveshura, të cilat ngjanë si figurante të klipit, duke na dhënë kështu përshtypjen se ky klip do të jetë shumë provokues.