Disa ditë më parë Loredana dhe Noizy publikuan këngën e titulluar “Heart Attack”. Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga publiku, mirëpo në rrjet nuk munguan as thashethemet se mes dyshes ka diçka më shumë.
Së fundmi, kudo në Tik Tok është bërë virale një video e Mozzikut. Ai ndodhet në lokalin e një hoteli, ku po dëgjohet me zë të lartë kënga “Heart Attack”. Reperi nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar normalisht bisedën me personat e tjerë në tavolinë.
Kujtojmë se ndonëse disa muaj më parë publikuan këngën “Bonjour Madame”, Mozzik dhe Noizy nuk janë më miq.