Ata të dy nuk janë miq por as armiq nuk e kanë cilësuar njëri-tjetrin publikisht.
Por pas një interviste të dhënë nga Mozzik, mësuam se ai dhe Noizy paskan diçka të përbashkët…përveç muzikës. Ndër të tjera reperi kosovar ka rrëfyer se ka mbaruar vetëm shkollën fillore duke treguar kështu se nuk ka patur një marrëdhënie dhe aq të mirë me të. "Nuk kam mundur të përjetoj as maturë as asgjë sepse më ndërruan shkollën. Unë gjithmonë ua ktheja fjalën edhe mësuesve edhe pse ndoshta mund ta kem tepru ndonjëherë. Por ishin mungesat ato që më penalizuan", shprehet reperi.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë edhe reperi nga Shqipëria, Noizy zbuloi për herë të parë se nuk kishte qenë nxënës shembullor në mësime madje nga ata që kanë ngelur në klasë.
Për te treguar kështu se nëse kërkon ta arrish diçka në jetë, përveç shkollës duhet edhe shumë punë.Mozik dhe Noizy e kanë arritur.