Noizy një ndër reperët më të ndjekur në Shqipëri, tashmë mesa duket po synon tregun ndërkombëtar.
Disa javë më parë u përfol për një projekt të ri muzikor të reperit, që pritet të kalojë kufinjtë shqipfolës. Noizy e ka bërë të ditur edhe më parë një bashkëpunim me dy repera mjaft të famshëm gjermanë Zuma dhe Azet, por nuk i ka lënë fansat të presin shumë gjatë për këtë projekt. Edhe pse klipi nuk është realizuar ende, reperi e ka publikuar atë në Youtube në versionin audio. Të gjitha projektet e reperit kanë qenë mjaft të suksesshme, por të shohim si do pritet ky bashkëpunim nga fansat në Shqipëri. Synimi i tij kësaj herë mendohet se janë publiku dhe tregu ndërkombëtar.