Oriola Marashi dhe Noizy kanë prishur raportet ditët e fundit, madje nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram. Por, përmes një ‘Instastory’, reperi ka zbuluar se çfarë ka bërë Oriola, e cila filloi ta ndjekë sërish reperin dhe ai ia ktheu.
“Kaq ishte”, ka shkruar Noizy mbi foton ku e tregoi me fakte se modelja i ka bërë “follow” atij.
Në vijim, ka reaguar edhe bukuroshja Marashi, duke postuar në Instastory një foto ku shfaqet krah Noizy-it, teksa ka mbishkruar:
“Një vit më parë në ditëlindjen e Elvana Gjatës dhe promovimin e albumit EP ‘3!”
Po ashtu, Oriola ka shpërndarë në Instastory një poster të Noizy-t i cili do të performojë në një nga klubet e Tiranës dhe shkroi: “Ju e dini çfarë do ndodhë”.
Pra kjo mosmarrëveshje mes Noizyt dhe Oriolës ka marrë fund dhe modelja ka vazhduar të mbështesë reperin në karrierën e tij profesionale.