Natën e ndërrimit të viteve Noizy ishte i ftuar të këndonte në një prej clubeve në Tiranë.
Por reperi e ka treguar se arrin të jetë në disa vende brenda natës. Si parapërgatitje 31 vjeçari e ka nisur festën që në lokalin e tij duke pritur orën 00.00. Bashkë me djemtë e grupit ata kanë krijuar një atmosferë mjaft energjike teksa kërcenin edhe këngë të muzikës tallava. E kishit parë ndonjëherë Noizyn të kënaqej kaq shumë nën ritmet e ‘Jasha Adelajda’? /intv.al/