Ajo është inspirim për shumë femra dhe “fiksim” për shumë meshkuj e këtu nuk mund të bëjë përjashtim reperi i njohur shqiptar. Nëse ju kujtohet, para disa muajsh Noizy ishte një ndër komentuesit e shumtë në fotot e Rihannës ku i shprehte simpatinë në të gjitha mënyrat e mundshme. Fillimisht e quajti “nuse”, por më pas u mërzit kur ajo “e tradhtoi” me miliarderin saudit dhe Noizy e quajti “buçe”.
Mirëpo Rihanna nuk gëzon vetëm simpatinë e Noizyt, por edhe të Encës.
Këngëtarja nga Barbadosi ka publikuar një video të shkurtër së fundmi në Instagram ku shfaqet me një model flokësh “me rrica” që e bën të duket shumë seksi dhe Enca i ka lënë një koment.
Aq shumë i ka pëlqyer këngëtares shqiptare kjo pamje e Ririt saqë e ka parë disa herë.
“Je shumë e bukur. Nuk ndaloj së pari këtë video”, i ka shkruar Enca, por që të marrësh një koment mbrapsht nga Rihanna është pak e vështirë.