Ashtu si shumë këngëtarë të tjerë edhe Noizy këtë periudhë ndodhet me një tur koncertesh në SHBA.
Reperi para dy ditësh publikoi klipin e ri “Dje dhe sot” në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe suksesin e saj po e shijon nga larg. Megjithatë,30 vjeçarin duket që e ka marrë malli që tani për vendin e tij. Përveçse nuk po mësohet dot me klimën dhe të ftohtin atje, atij i mungon edhe ushqimi tipik shqiptar. Ndaj reperi i ‘Dje dhe sot’ ka postuar këtë foto të porosisë që ka bërë në një nga restorantet e Manhattan dhe është pikërisht një pjatë me fasule dhe mish. /intv.al/