INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy feston ditëlindjen, por urimin më special e mori nga LOREDANA

Noizy feston ditëlindjen, por urimin më special e mori nga LOREDANA

Publikuar më: 12:25 27-09-2023

Reperi i njohur Noizy sot feston ditëlindjen e tij të 37-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga miqtë e familjarët e tij. Mes shumë urimeve, ka qenë edhe ai i artistes Loredana. Dyshja gëzojnë një miqësi të veçantë, pas duetit të suksesshëm, ‘Heart Attack’.

Në Insta-Storyn e saj, Loredana ka postuar disa fotografi bashkë me Noizyn, ku i ka uruar suksese.

“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë” ka shkruar Lori.

 

image-130.png

 

 

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338