INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy flet për vajzën e tij dhe tregon nëse është i dashuruar: Hera e parë dhe…

Noizy flet për vajzën e tij dhe tregon nëse është i dashuruar: Hera e parë dhe…

Publikuar më: 13:35 21-07-2024

Reperi i njohur Noizy, ishte i ftuar në podcastin “Zë me Mirën”, ku ka folur për shumëçka, duke nisur që nga karriera e deri te jeta personale.

Ndër të tjera, në një fragment të podcastit, Mira e pyeti nëse ka dashuruar ndonjëherë shumë në jetën e tij.

Noizy tregoi se ka qenë shumë i dashuruar me ish-të dashurën, ose të dashurën e tij të parë, e cila është edhe nëna e vajzës së tyre, Leandrës.

“Ajo është hera e parë dhe e fundit. Ajo është ajo është dashuria me sinqeritet, ku s’ka të bëjë leku, thashethemet dhe ti thjesht e do verbërisht, se s’ka të bëjë se ç’thonë të tjerët për të. Nuk besoj më te dashuria, pas dashurisë sime të parë, pa asnjë lloj interesi”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se është i sigurt se ka pafund vajza që nuk interesohen për paratë dhe famën, edhe pse është paksa e vështirë, duke shtuar se do të donte një person që ta respektojë dhe duke konfirmuar se është single.

Noizy foli edhe për vajzën e tij 17-vjeçare dhe raportit që ka me të:

“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, duke shtuar se në të ardhmen, do t’i thotë “stop” angazhimeve të tepërta, për t’u bërë një baba shembullor.

“Përherë ka vend për t’u bërë më i mirë, në gjithçka”, u shpreh ai.

Noizy tha se vajza e tij është e mrekullueshme dhe ajo e ka bërë atë më të dashur dhe më të kujdesshëm.

Reperi theksoi gjithashtu, se e bija nuk shkon në koncertet e të atit dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.

“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”.

I pyetur se kur ka qenë njëherë Noizy shumë i dashuruar, ai përgjigjet:“Ish e dashura që kam dhe vajzën me të ka qenë dashuria e parë. Ajo është hera e parë dhe e fundit që kam dashuruar. Është si kur thyhet akulli ose pasqyra dhe ti e bashkon por shenjat duken përherë. Ajo është dashuria e parë më e sinqertë kur dashuron në moshë të vogël. Nuk më është dhënë mundësia të jemi një familje normale”.

Noizy thekson se nuk beson më tek dashuria pas dashurisë së parë.
Ai shton se është single dhe i fokusuar në muzikë: “ Të dashurat akoma nuk kanë hyrë në jetë, kanë qenë prioritet familja dhe muzika, por mbi të gjitha muzika”.

Article Logic
Execution time: 0.0035088062286377