Pas sqarimit në komisariat të videos ku shfaqej duke qëlluar me armë, Noizy i është rikthyer jetës së tij normale duke u përqëndruar tek projektet e reja.
Por reperi këto ditë ka shtuar edhe një tatuazh të ri në trupin e tij nëpërmjet të cilit përcjell mesazhin se muzika është një lloj dashurie që e ka ndjekur dhe do të vazhdojë ta ndjekë edhe në vitet në vazhdim. Prej ditësh 30 vjeçari kishte nisur seancat për ta fshirë tatauzhin në shpatull ku mbante fytyrën e ish partneres nga lidhja me të cilën ka një vajzë. Atë e ka zëvëndësuar ky tatuazh i ri me një kurorë mbreti, që simbolizon grupin e tij OTR dhe një mikrofon. Tani ai është sigurtë që ky tatuazh dedikuar muzikës dhe grupit të tij, nuk do të fshihet ndonjëherë.