Reperi nuk e kishte menduar se mund t'i ndodhte diçka e tillë dhe aq më tepër me 1 Prill.
Por ja që janë miqtë ata që jo vetëm e shoqërojnë Noizyn kudo por edhe e bëjnë t'i besojnë gënjeshtrat e tyre të 1 prillit. Kështu, Erik Fullani ka zgjedhur edhe reperin e hitit “Midis Tirone” për ta gënjyer mbrëmjen e kaluar. Ai i ka shkruar në WhatsApp për t'i thënë se kishte humbur varësen e tij (të cilën Noizy e ka të personalizuar dhe shumë për zemër). Ndërkohë që 30 vjeçari e ka pyetur nëse ka patur afër ndonjë që mund t'ia ketë vjedhur, Eriku ka mbajtur lojën deri në fund duke i thënë se nuk e dinte. Por nuk e ka zgjatur shumë dhe e ka qetësuar mikun e tij duke i dërguar një selfie me varësen në dorë.