Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku ka folur për shumë çështje si politike ashtu edhe aktuale në vendin tonë. Berisha gjithashtu u gjend përball përfaqësuesve të shkollës kontekstualiste të Tiranës, kur përgjatë mbrëmjes u zhvilluan një varg diskutimesh.
Por gjatë bisedës, Noizy ka telefonuar Arian Çanin me “videocall” për të përshëndetur Berishën. Në këtë lidhje direkte, Noizy i dërgoi një përshëndetje me dy gishta ish-kryeministrit, i cili gjithashtu me një buzëqeshje i ktheu edhe atij përshëndetje të ngrohta.