Edhe pse pas ndarjes nga mamaja e vajzës së tij, Noizy ka vendosur të mos martohet kurrë, Rihanna vazhdon të mbetet gjatë në mendjen e tij. Reperi shpesh e ka treguar këtë nëpër postimet e bëra në Instagram apo komentet pikante të lëna këngëtares në fotot e saj. Ka kaluar kohë dhe RiRi vijon të mbetet 'fiksimi' i 31 vjeçarit. Edhe në postimin e bërë së fundmi ai përmend yllin e muzikës. ‘Ndonjëherë do të doja të ishe Rihanna dhe ta dashuroje mënyrën si gënjej’. Një status që përcakton më së miri gjendjen emocionale momentale të reperit, por që kuptimi i tij mbetet ende i paqartë. Si duket do të vazhdojë kështu derisa të marrë një reagim nga Rihanna e tij.