Ata janë shokë të ngushtë dhe një pjesë të mirë të kohës e kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para disa ditësh, Noizy i shpalli sfidë Blerim Destanin, pasi të dy ata kanë vënë një bast deri me 31 maj ku do të shohin se cili prej tyre ka arritur rezultatet më të mira nga frekuentimi i palestrës.
Të themi të drejtën Noizyn e kemi parë shumë të zënë me palestrën dhe e ka mbushur Instagramin e tij me video duke u stërvitur e një të tillë ka ndarë me ndjekësit e tij së fundmi ku shkroi se i mungon boksi.
Në këtë video i ka shkruar Blerim Destani i cili i kujton sfidën që ata të dy kanë, pikërisht datën 31 Maj, dhe Noizy ia kthen: “mir mir se e shef ti”.