Dikur në tekstet e tij e dëgjoje të këndonte “Noizy me ndjenja, si ka mundësi?”, por ja që edhe një “bad boy” di të dashurojë.
Reperi ka qenë shpesh pjesë e lajmeve rozë edhe për jetën e tij private, por lidhjen me këtë vajzë ka arritur ta mbajë goxha të fshehtë. Mësohet se 30 vjecari është prej kohësh në një lidhje me një vajzë shqiptare që jeton prej vitesh me familjen në Francë.
Edhe Noizy kohët e fundit ka udhëtuar shpes drejt Parisit dhe si duket arsyeja nuk ka qenë as ndonjë koncert as udhëtim turistik, por bukurishja që ia ka rrëmbyer zemrën.
Madje në Paris janë takuar edhe familjet respektivë duke qenë se reperi së fundmi ka udhëtuar bashkë me familjen drejt këtij qyteti.
Duket se këtë herë Rigelsi ka hequr dorë nga aventurat dhe ka nisur një lidhje serioze e cila me siguri do të finalizohet me fejesë.
Tani mbetet thjesht për të pritur momentin kur Noizy do të bëjë publike fytyrën e vajzës.