Reperi numëron disa armiqësi deri tani, ku disa prej të cilave iu ka dhënë fund.
Armiqësia e fundit e Noizyt lidhej me Top Channel, i cili pas një ofendimi që ai i bëri publikisht Ledion Liços, vendosi të mos transmetojë më asnjë këngë të 31 vjeçarit.
Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e tregojnë lajmet që faqja zyrtare e Top Channel ka bërë për reperin.
Në portal mbrëmë janë shkruar dy lajme mbi reperin, teksa hyn në ring dhe teksa performon në momentin kur Florian Marku doli fitues! Madje lajmi i Noizyt gjendet në listën e atyre më të klikuara.