Disa ditë më parë në një intervistë, reperi shqiptar nga Tetova, S4MM ka thënë se një reper shqiptar ka paguar 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n, e që më pas përmendi edhe emrin e tij. Ai e kishte fjalën për të riun e quajtur Gent.
S4MM dhe GENT filluan përplasjet në rrjetin social “Instagram” duke publikuar fotografi të njëri-tjetrit dhe duke përgënjeshtruar deklaratat.
“Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover”, ka thënë Gent me një video.
“Meqë ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm’’, iu drejtua S4MM.
Sipas S4MM, këto para Noizy ia mori Gentit për këngën vetëm në versionin audio dhe jo të publikuar me videoklip, e cila ka dy vite që është publikuar.
Pasi deklaratat e S4MM u përhapen në rrjete sociale, ka reaguar Gent duke publikuar kontratën e bërë me Noizyn dhe OTR duke vërtetuar se ka paguar 23 mijë e 760 euro dhe jo 100 mijë euro.
Më pas ai ka publikuar edhe disa foto ku ofendon S4MM dhe e krahason me një kafshë, por se S4MM ka thënë se pjesën tjetër 80 mijë euro i ka paguar ‘cash’ dhe ka qenë prezent aty.