Reperat rrallëherë flasin për dashuritë e tyre. Aq më pak për ato të vërtetat.
E dinit që dashuria e tij e parë mban emrin "boks"? 30 vjeçari gjatë këtyre ditëve ndodhet në Berlin ku edhe është bërë pjesë e një filmi që po xhirohet atje bashkë me aktorin shqiptar dhe mikun e tij, Blerim Destani. Ka qenë një nga skenat e këtij filmi që e ka ritakuar Noizyn me dashurinë e parë, "boksin", të cilin e ka praktikuar prej vitesh. Dihet që në fillimet e tij reperi është marrë me "street fight" dhe mund të thuhet që është më i miri në këtë lloj sporti. Por të njëjën gjë sot mund të themi edhe për muzikën.