INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy i tha “dhëmbëkalbur”, Dasara flet për sherrin e bujshëm: Zbriti shumë poshtë në nivel…[FOTO]

Noizy i tha “dhëmbëkalbur”, Dasara flet për sherrin e bujshëm: Zbriti shumë poshtë në nivel…[FOTO]

Publikuar më: 09:26 29-05-2020

Gazetarja e njohur, Dasara, ka folur së fundmi mbi sherrin e bujshëm me reperin Noizy. E gjitha ndodhi kur gazetarja u shpreh në një intervistë për “Couleur 3” se nuk i pëlqente muzika e Noizyt dhe se ky bashkë me Mozzik, duhen hedhur në plehra. Më pas reagoi Noizy, i cili e quajti gazetaren “dhëmbëkalbur”.

fre.jpg

Së fundmi, Dasara ka qenë e ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, ku është pyetur mbi këtë gjë dhe ka thënë se është viktimizuar dhe ka pasur njerëz që ndjenin keqardhje.

“Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt”, u shpreh Dasara. 

 

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771