E kemi parë në postimet e tij në Instagram që Noizy të tregojë se stërvitet shumë dhe kjo fillimisht ja behu si një sfidë publike me aktorin e njohur Blerim Destani.
Ndërsa së fundmi me postimet në Instastory, Noizy ka treguar dy arsyet se pse ai stërvitet.
Theksi vihet tek bluza që ka veshur reperi me mbishkrimin: “Duke u stërvitur për tu bërë Goku ose të paktën Nazif Destani”.
Kujtojmë se Nazif Destani është vëllai i mikut të Noizyt, Blerim Destani dhe se është i njohur për pasurinë e tij që kap vlerën e miliardave dollarë.
Kush tha që edhe të famshmit nuk kanë ikona referimi? Noizy e paska një të tillë, mesa duket ai është gjithmonë “i uritur” në rrugën për arritur sukses.