Reperi i njohur shqiptar, Noizy pas projekteve të shumta individuale në 2018, mesa duket për në 2019 ka vendosur të na surprizojë me një album të ri, i cili do të jetë edhe në formë CD-je.
Në këtë mënyrë, Noizy thotë se ka nevojë të jetë larg rrjeteve sociale dhe nuk do të jetë shumë aktiv në to.
Për ta kompensuar mungesën, Noizy thotë se do ta falënderoni më vonë dhe mesa duket albumi i tij do të jetë vërtet i këndshëm.
“Dua tu them që po punoj për një album që jetë CD. Në fakt ky do të jetë Albumi im i dytë me CD. Prandaj s’do të jem shumë aktiv në rrjete sociale. Do më falenderoni më vonë gjithsesi”, ka shkruar Noizy.