Noizy ka një mesazh për të gjithë prindërit e gocave.
Edhe pse Shën Valentini është larg, ai iu rikujtoi edhe njëherë atyre gënjeshtrën tipike që thonë vajzat gjatë kësaj feste. “Prindër bëhuni gati, se për Shën Valentin gocat do flenë tek shoqet””, thotë reperi. Nuk e dimë çfarë e shtyu 30 vjeçarin të postonte diçka të tillë para kohe, megjithatë urojmë të mos i largojë fanset e tij me pastime të tilla.