Pasi mbushi plot e përplot sheshin Skënderbej, Noizy sapo lajmëroi arritjen e tij të radhës.
Për të gjithë fansat të cilët mezi kanë pritur, reperi zbuloi në faqen e tij në Instagram se do të publikojë albumin e radhës. Por jo vetëm kaq. 30 vjeçari shoi kuriozitetin edhe rreth këngëve që do të përmbajë albumi. Ai do të titullohet "Zin city" dhe do të përmbajë 11 prej hiteve të tij më të pëlqyera si "The baddest", "Grande", "Gangsta love", "Number one" apo "Flight mode". Jeni gati për një verë energjike nga Noizy?