Ai e ka një superfuqi dhe jo atë që dini të gjithë.
Noizy nuk di të jetë vetëm reperi më i mirë. Me dashje apo pa dashje reperi ka arritur të ndajë çifte thjeshtë me një deklaratë të tij. Dhe këtu mjafton të kujtojmë ish çiftin e famshëm Tuna-Cozman të cilët arritën të ishin të tillë për një kohë goxha të gjatë dhe jo vetëm në skenë. Por ishte Noizy ai që i dha fund marrëdhënies së tyre pasi kur ishte i ftuar në emisionin "6 ditë pa Ermalin" pranoi pa ndrojtje se njëra nga vajzat e ekranit me të cilat kishte fjetur, ishte edhe Tuna. Edhe pse ka kaluar kohë që atëherë, "superfuqia" e Noizyt vazhdon ende të bëjë jehonë në formën e memeve të ndryshme. Dhe fakti që edhe vetë reperi nuk i kursen "liket" për këto foto, tregon se është i vetëdijshën për "superfuqinë" e tij. /intv.al/