INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NOIZY kërkoi falje në gjykatë për sherrin me Cozman, por shihni çfarë thanë djemtë e BABASTARS [FOTO]

NOIZY kërkoi falje në gjykatë për sherrin me Cozman, por shihni çfarë thanë djemtë e BABASTARS [FOTO]

Publikuar më: 17:31 17-09-2018

Rreth dy vite më parë, reperi i grupit 'OTR', Noizy, u përfshi në një sherr me anëtarët e 'Babastars'. Sipas raportimeve, konflikti nisi pasi miqtë e Noizyt ngacmuan Skivin e Babastars.

Pak më vonë, mes djemve nisi një shkëmbim zjarri dhe Noizy u plagos në këmbë ndërsa Cozman dhe një tjetër mik i tij, Albert Krasniqi u arrestua. Dy vite më pas, Noizy dhe Albert Krasniqi janë paraqitur në gjykatë, ku kanë shprehur pendesë për atë që ka ndodhur.

Sipas “KALLXO.com” i pari që ka folur në këtë seancë gjyqësore ka qenë Noizy, i cili e ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë për këtë përleshje si dhe ka theksuar se ata tashmë e kanë falur njëri-tjetrin.

“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhur, ne jemi të rinj dhe e kemi falur njëri-tjetrin. Kemi vendosur që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa”, ka thënë Noizy para gjykatës.

AJ.png

 

Pothuajse të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ish-pjesëtari i grupit rival Babastars, Albert Krasniqi.

“Po e pranoj fajësinë dhe ndihem shumë keq për rastin që ka ndodhur. Ne jemi pajtuar dhe tashmë jemi miq”, ka thënë Krasniqi. Këto deklarata përforcohen edhe nga fotot e tyre duke darkuar së bashku, foto që bënë xhiron e mediave pak kohë më parë, kur Krasniqi iu kundërvu publikisht themeluesit të BabaStars, Getoar Selimi.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Elvis Hyseni nuk është paraqitur në gjykatë pasi aktualisht ndodhet në Angli, të paktën këto kanë qenë argumentet që ka dhënë avokati i tij.

“Prindi i Elvisit më ka njoftuar se ai jeton në Londër dhe nuk ka mundur të gjejë biletë të vijë këtu”, u shpreh avokati dhe në këto rrethana, trupi gjykues vendosi ta veçojë procedurën e gjykimit ndaj Hysenit.

 

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043