Edhe pse fama, shoqëria e re dhe zerot në llogarinë e tij bankare sa vijnë dhe shtohen, Noizy sërish nuk e harron shoqërinë e vjetër.
Reperi shumë vite më parë frekuentonte goxha zonën e Trenit në Tiranë, pasi aty gjendet një pjesë e mirë e miqve të tij. Përpos angazhimeve të shumta të përditshme, 31 vjeçari e ka gjetur kohën për të bërë një vizitë tek miqtë e vjetër. Në orët e para të mëngjesit reperi është shfaqur tek treni me Ferrarin e tij të kuq ku edhe ka kaluar kohë me djemtë. ‘Dikur tek treni me 3.2cdi’, shkruan ai.