Ai e mbajti premtimin! Noizyt, pas gjithë arritjeve, i ndodh shpesh ta kthejë kokën pas dhe të kujtojë cili ishte.
Por nëse mendonit se të gjitha të ardhurat financiare të reperit përfundonin në blerjen e makinave të shtrenjta apo orave dhe veshjeve, e keni gabim. 30 vjeçari para pak kohësh bëri një premtim për të gjithë talentet e rinj. Dhe ja sot na prezanton me studion e re që po ndërtohet pikërisht për këto talente, të cilëve do t'iu japë mundësinë të tregojnë veten. Lokacion i ri, teknologji e fundit; e tillë do të jetë studioja që shumë shpejt pritet të jetë gati. Teksa filmon studion ende të papërfunduar, lideri i grupit “OTR” duket në shoqërinë e vajzës për të cilën u përfol së fundmi që jo vetëm ka bashkëpunim por edhe një lidhje të mundshme. Gjithsesi ky premtim i mbajtur prej tij është një shpresë për shumë talente të reja.